Topi i "Superligës së Turqisë"
Humbja me shifrat 3-0 përballë Galatasarayt në derbin e Stambollit, nuk është “kapërdirë” lehtë nga klubi i Fenerbahces. Këta të fundit kanë marrë vendime drastike pas disfatës që i “fal” titullin Galatasarayt.
Fenerbahce ka shkarkuar trajneri Domenico Tedesco, me 40-vjeçarin që mbyll aventurën pas 45 ndeshjeve. Gjithashtu, klubi turk ka shkarkuar edhe drejtorin sportiv Devin Ozek, si një nga përgjegjësit për merkaton dhe rezultatet jo të mira.
Ndërkohë që deri në fund të sezonit, pra edhe 3 javë që kanë mbatur, ekipin do ta drejtojë Zeki Murat Gole. Ndër të tjera, klubi i Fenerbahce falënderon të shkarkuarit.
View this post on Instagram
Poll
