Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enis Çokaj do të mbyllë huazimin me grekët e Levadiakos në fund të këtij sezoni. Mirëpo, ai nuk pritet të qëndrojë as te Panathinaikos, klub që i zotëron kartonin.
Sipas “VFL Magazin”, klubi gjerman i Bochum, që militon në Bundesliga 2, ka avancuar në negociatat për të transferuar 278-vjeçarin. Ai shihet si përforcimi ideal i mesfushës, duke ndihmuar edhe në repartin difensiv, për shkak të karakteristikave që zotëron.
Kujtojmë që Çokaj e ka nisur karrierën e tij në Shqipëri me ekipe si Vllaznia dhe Shkëndija, gjithashtu ka luajtur edhe për Laçin. Më vonë është aktivizuar në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit dhe Osijek, ndërsa së fundmi ka luajtur në Greqi me Panathinaikos dhe Levadiakos.
Gjithashtu, 27-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares shqiptare, duke nisur me U18 e më pas me U21. Por, Çokaj ka edhe 6 ndeshje me Kombëtaren A shqiptare, edhe pse kohët e fundit u “harrua” nga trajneri Sylvinho.
