Erik Lamela mund të mos tingëllojë një emër shumë i dëgjuar për ju, por nëse përmendim fjalët kyçe si Roma, Francesco Totti, River Plate, Tottenham, Harry Kane dhe Heung Min-Son, mund të krijoni një ide më të qartë se për kë po flasim.
Ish-mesfushori argjentinas, i cili ka kaluar një karrierë të pasur në Europë e që ka spikatur me talentin dhe aftësitë në fushën e lojës, është operuar së fundmi nga një shqetësim në ije dhe përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Lamela ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij për suportin që i kanë dhuruar.
“Ndjej pak dhimbje, por me protezën e re, shpresoj të jetë një fillim i ri. Ju përshëndes të gjithëve e dhe faleminderit që më keni shkruar”, është shprehur në ‘X’ ish mesfushori.
Një nga “bëmat” e Lamelës gjatë kohës që luante për “Spurs” krahas dyshes së famshme Kane dhe Son ishte ajo “rabona” magjepsëse në derbin e veriut të Londrës përballë Arsenal në vitin 2021, e fituar nga skuadra e Tottenham me rezultatin 2-1.
Un poco dolorido pero con mi nueva cadera , esperemos que esta prótesis sea el comienzo de una vida sin dolor. ????
— Erik Manuel Lamela (@ErikLamela) April 28, 2026
Un saludo para todos, gracias a los que escriben siempre ! ???? pic.twitter.com/iPtcA57WKe
