Carlos Garcia - Artim Pollozhani
Ish-trajneri i Flamurtarit Carlos Garcia, ka marrë detyrën e rëndësishme te gjigantët e Ajax Amsterdam. 42-vjeçari spanjoll është emërur ndihmës-trajneri te “rekordmenët” e Holandës, ndërsa së fundmi ka mbajtur të njëjtin profil te Ajax U-21.
Është gati e pabesueshme që dikush do ta besonte se Garcia do shkaktonte “zhurmë” më në Evropë, pas “gropës” që i shkaktoi ekipit të Flamurtarit, aty ku dominoi loja e dobët dhe rezultatet katastrofale.
Iberikasi i drejtoi kuqezinjtë e Vlorës në 6 ndeshje të Superiores këtë sezon, e përkthyer me 0 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, më keq nuk kishte ku të shkonte, 0.33 pikë për ndeshje.
Poll
