Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Plori largohet nga drejtimi i pankinës krutane, klubi i KASTRIOTIT zbulon arsyet

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Plori largohet nga drejtimi i pankinës krutane, klubi i KASTRIOTIT

Elvis Plori nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Kastriotit. Pas humbjes 2-1 kundër Kukësit, shkodrani deklaroi dorëheqjen e tij, e cila tashmë është zyrtarizuar edhe nga ana e klubit krutan.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi i Kastriotit bën me dije arsyet që çuan në largimin e Elvis Plorit. Në nëntë javë të luajtura, skuadra krutane arriti të grumbullonte vetëm katër pikë.

Njoftimi i klubit të Kastriotit:

Trajneri Elvis Plori ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Kastriotit, dhe prej ditës së sotme nuk është më trajner i skuadrës.

Pavarësisht punës së madhe që tekniku ka bërë që në qershor me skuadrën, rezultatet nuk ishin ato që priteshin dhe kjo është arsyeja që tekniku e pa të arsyeshme të largohej me vullnetin e tij të plotë duke i paraqitur dorëheqjen e parevokueshme presidentit Vogli.

KS Kastrioti e falenderon teknikun për kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe në drejtimin e skuadrës, dhe i uron suksese në karrierë trajnerit Plori.

[gallery columns="1" size="full" ids="290106"]

Poll

Lexo gjithashtu