
Simon Kjaer ka mbyllur sezonin. Mbrojtësi i Milan pësoi një lëndim në gjurin e majtë gjatë sfidës kundër Genoa në Serie A, duke këputur ligamentet. Kuqezinjtë kanë konfirmuar se operacioni i lojtarit shkoi me sukses, me Kjaer që do mungojë për gjashtë muaj.
“AC Milan konfirmon se Simon Kjær iu nënshtrua një operacioni sot për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar në gjurin e tij të majtë. Operacioni, i cili u krye në klinikën Casa di Cura La Madonnina, ishte një sukses i përsosur, me Dr. Roberto Pozzoni që e kreu atë me ndihmën e ekipit CTS Qendra e Traumatologjisë Sportive nga Galeazzi Orthopedic.
Kjær është mirë dhe i etur për të filluar menjëherë procesin e rehabilitimit. Ai pritet të jetë jashtë për gjashtë muaj”, tha Kjaer.