Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Nuk ndalet Skënderbeu, prezanton sulmuesin e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeut po tregohet shumë aktiv në afrimin e lojtarëve. Më i fundit është Arbnor Muja, i cili është bashkuar me korçarët. Njoftimi bëhet i ditur nga klubi bardhekuq, me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Muja së fundmi ka qenë i grumbulluar me Kosovën U21, e ndërsa nga sot e në vijim do të jetë nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja. Sulmuesi pritet të jetë një forcë më shumë për Skënderbeun dhe të "shpërthejë" në Superiore.

Postimi i klubit të Skënderbeut:

Talenti Arbnor Muja është bashkuar sot zyrtarisht me KF Skënderbeu.

20-vjeçari ka firmosur përpara përfundimit të merkatos kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 2 vitet e ardhshme por vetëm sot ka arritur të bashkohet me grupin si pasojë e angazhimit me ekipin përfaqësues Under21 të Kosovës.

PROFILI I LOJTARIT:

Datëlindja: 29 Nëntor 1998

Nënshtetësia: Kosovare

Gjatësa: 1. 79 M

Pozicioni: Mesfushor i djathtë, Sulmues

Karriera: Trepça 89' , Braunschëeig

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga