Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Nuk kanë fund "firot" te Vllaznia, një tjetër lojtar konfirmon largimin nga Shkodra: Shpresoj që rrugët tona të kryqëzohen përsëri

Shkruar nga NEWSPORT

Nuk kanë fund "firot" nga Vllaznia. Pas Herald Markut ditën e djeshme, sot ishte radha e Aleksader Isaevskit që t'i jepte "lamtumirën" skuadrës shkodrane. Ishte folur edhe ditë më parë që lojtari nuk kishte pranuar rinovimin e kontratës dhe sot përmes një postimi në rrjetet sociale Isaevksi i ka falenderuar të gjithë për sezonin e kaluar në Shkodër. Mbrojtësi ka shumë ofertë në merkato dhe është pranë firmës me Dinamon që këtë sezon siguroi ngjitjen në Superligë.

Postimi i Isaevksit:

Një kapitull tjetër i mbyllur në librin tim. Faleminderit qyteti i Shkodres! Faleminderit për pritjen e ngrohtë që më keni bërë, faleminderit që më keni pritur me krahë hapur, faleminderit që më jepni respektin maksimal, faleminderit që më dhuruat një kujtim të jetës. Shokëve të mi të skuadrës, faleminderit që jeni vëllezërit e mi dhe luftuat pranë meje gjatë gjithë sezonit, që kaluam të mirën dhe të keqen së bashku, që më bëtë kampion. Stafit trajnues, faleminderit që më dhatë shansin të paraqitem në fushë, që më dhatë lirinë të shprehem, dhe më së shumti faleminderit që besuat mua. Gjithashtu faleminderit stafit mjekesor dhe gjithe njerezve qe punojne në prapaskena dhe nuk njihen. Tifozëve që na mbështetën gjatë gjithë sezonit dhe udhëtuan kudo, keni munguar gjithë sezonin në stadiume por prania juaj ishte gjithmonë e ndjerë. Vazhdoni ta mbështesni dhe ta doni ekipin në mënyrën se si bëni! Të gjithë e bëmë këtë skuadër të suksesshme përsëri. Shpresoj që rrugët tona të kryqëzohen përsëri në jetë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga