Maurizio Sarri do jetë trajner i ardhshëm i Lazios. Ka qenë vetë klubi I Serie A që ka ngacmuar tifozët, duke postuar në rrjetet sociale indicie për të thënë se Sarri do jetë në stol. Karakteri është i thjeshtë, një cigare e postuar në rrjetet sociale ka zyrtarizuar gjithçka. Kontratë deri në 2023 për trajnerin.
Sarri njihet si një konsumator i rregullt i duhanit, aqsa me vete në stol merr një pjesë të saj për t'i ndjerë aromën. Tanimë nuk ka më dilema, me Sarrin që dje ka qenë nën shoqërinë e drejtuesve të klubit. Veç tij, pritet që edhe Hysaj të kalojë në kryeqytetin italian krah Strakoshës dhe Muriqit. Kujtojmë se një formë të njëjtë ndoqi edhe Juventus në prezantimin e Allegrit.

Galeria fotografike ()
Poll