Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Bruno TELUSHI prezantohet te skuadra e re pas largimit nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT

Bruno Telushi është lojtari më I ri I Kukësit. Vlonjati është prezantuar nga nënkampionët e vendit dhe do të bashkohet me verilindorët në fazën përgatitore që po zhvillohet në Tropojë. Kështu, pas një viti lojtari bashkohet me Skënder Gegën këtë herë te Kukësi, duke dashur të fitojnë trofeun e kampionit njëjtë si vjet me Partizanin.

Lojtari u largua si I padëshiruar nga "Demat", ndërsa vetëm pak momente më parë është prezantuar zyrtarisht nga Kukësi. Kontratë 2 vjeçare për mesfushorin 29 vjeçar, që do jetë një armë më shumë për Kukësin në duelin e Europa League ndaj Slavias së Sifies në 27 gusht në "Air Albania Stadium".

Njoftimi i klubit:

 Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore por edhe jashtë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Partizanit ku edhe ka fituar një herë titullin kampion.

Telushi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

Mesfushori vlonjat ka udhëtuar sot drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Telushi! Mirë se vjen Bruno.

Skeda e Lojtarit:
Emri: Bruno Telushi
Mosha: 29 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.81 m
Pozicioni: Mesfushor

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga