
Imran Amoduo është lojtari më i ri i Shkumbinit. Klubi peqinas ka bërë me dije arritjen e marrëveshjes me nigerianin, që do të japë kontributin e tij në edicionin e ri futbollistik. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar të klubit të Shkumbinit thuhej:
“Futboll Klub Shkumbini njofton se ka arritur marreveshjen me sulmuesin Nigerian Imran Amoduo per vitin 2023 - 2024, ai ka firmosur me KF.Shkumbini dhe është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!
Klubi iShkumbinit i uron suksese me fanellën e skuadrës”.
Kujtojmë që Kategoria e Dytë do të startojë në datën 23 shtator, ndërsa në Peqin po punojnë të plotësojnë organikën me elementët e munguar.
Poll