
Kukësi gjen pasuesin e Shametit dhe Cuculit. Pak minuta më parë me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi konfirmon se ka firmosur një kontratë një vjeçare me Erhun Obanor. Nigeriani 23-vjeçar ka një CV të pasur ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së moshave në vendin e tij.
Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me Erhun Obanor.
Qendërmbrojtësi do të jetë pjesë e skuadrës sonë, pasi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Ish-kapiteni i Under-23 dhe futbollist i përfaqësueses së Nigerisë vishet blu, pas eksperiencave me skuadrën NK Rudes në superligën kroate dhe Greuther Furth në Gjermani.
Poll