Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Një kapiten për Egbo, TIRANA prezanton përforcimin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana ka bërë goditjen e madhe në merkato. Filip Najdovski është lojtari më I ri I bardhebluve. Maqedonaso-veriori prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Pogradec, aty ku ka gjetur dakordësinë me drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë. Mesfushori 27 vjeçar vjen nga Vardari I Shkupit, kampion I Maqedonisës së Veriut në edicionin e fundit.

Veç rolit natyral në qendër të mesfushës dhe pjesës ofensive, lojtari përshtatet shumë mirë edhe në qendër dhe në krah të djathtë të mbrojtjes. Kapiten te Vardari dhe 20 ndeshje të zhvilluara në sezonin e fundit (1 gol), Najdovski ka ndjekur rrugën e bashkëatdhetarit Toshevski që u zyrtarizua pak ditë më parë te bardheblutë.

Njoftimi i klubit:

Filip Najdovski vishet bardheblu!
Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare sulmuesi ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27 vjecari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga