Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Nga Besa te Porto, ylli shqiptar i mbrojtjes firmos në Portugali

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Besa te Porto, ylli shqiptar i mbrojtjes firmos në Portugali

Futbollisti i Besës së Pejës në Kosovë, Diar Halili ka firmosur me ekipin e të rinjve të Portos. Mbrojtësi vijon traditën e yjeve të Besës, që kanë firmosur në Portugali.

Gjigantët e Portos kanë të drejtë për të blerë kartonin pas huazimit një vjeçar, me Halilin që bëhet i dyti futbollist që kalon nga Besa e Pejës te Porto pas Gentrit Salihut.

Diar Halili në sezonin që lamë pas luajti 29 ndeshje si titullar me Besën e Pejës edhe pse në moshën 18 vjeçare, duke gjetur edhe golin. Lojtari është pjesë e moshave U-19 të Kosovës, teksa ka shansin e artë që të tregojë veten.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga