
Egnatia duket se ka lënë pas atë humbje “surprizuese” në javën e parë të Superiores përballë Skënderbeut dhe i është rikthyer merkatos.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, ekipi rrogozhinas ka njoftuar mbi afrimin më të fundit në ekip. Bëhet fjalë për Mohamed Lemine Hawbott. Fantazisti vjen tek Egnatia në formë huazimi nga klubi i Chemal FC nga Mariutania.
Në fund të sezonit Egnatia do të ketë edhe të drejtën e blerjes së futbollistit 21-vjeçar.
Poll