
Akademia e klubit të Tiranës ka bërë ndryshime në ekipet e moshave. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare bëhet me dije se trajneri Glen Herri do të jetë në krye të moshave U-9 dhe U-11 si dhe do të mbajë postin e zv. trajnerit për ekipin U-15.
Politikat e klubit bardheblu tashmë dihen. Rritja dhe zhvillimi i talentëve bardheblu që në një të ardhme të mund të ndihmojnë skuadrën e parë të Tiranës. Në lajmërimin për mediet thuhej:
“Akademia KF Tirana njofton afrimin e trajnerit Glen Herri, si trajner të moshave U9-U11 si edhe do të mbajë postin e zv. trajnerit të ekipit U-15. I përgatitur dhe me eksperience tashmë më të vegjëlit e akademisë sonë do të drejtohen në formimin e tyre sportiv nga më të mirët e fushës.
Kjo ofron mundësinë e krijimit të grupeve të reja të këtyre grupmoshave, për të cilat vazhdon regjistrimi. KF Tirana Academy ndjek një strategji të mirë-strukturuar për zhvillimin e talenteve të reja.
Stërvitu si kampion!”