Tomori këtë merkato ka qenë mjaft aktive, por në klubin beratas nuk ka vetëm afrime. Një mesfushor ditën e sotme ka zyrtarizuar largimin.
Bëhet fjalë për Klaus Alinanin i cili nuk do të jetë më pjesë e Tomorit. Lajmin për këtë “ndarje” e bëri vetë mesfushorin nëpërmjet një Story në profilin e tij në Instagram.
Alinani shkruan:
“Nga sot nuk jam më pjesë e FK Tomori. Falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur dhe që më kanë vlerësuar, shumë suksese në të ardhmen”.
[caption id="attachment_702815" align="alignnone" width="517"] E PUBLIKUAR NGA MESFUSHORI, KLAUS ALINANI[/caption]
Poll