Dinamo nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Skuadra kryeqytetase ka firmosur ditën e sotme me Jose Andres Salazar Mosquera. 23-vjeçari ekudorian luan si mesfushor I majtë dhe vjen nga kampionati vendas ku ka qenë pjesë e SD Aucas dhe Universidad Catolia. Lojtari ka bindur stafin teknik dhe do të jetë pjesë e Dinamos në vazhdim. Njoftimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtar ku njofton arritjen e marrëveshjes.
Njoftimi i Dinamos:
José Andrés Salazar Mosquera firmos me Dinamon!
23-vjeçari Ekuadorian luan si mesfushor i majtë dhe vjen nga kampionati vendas, ku ka qënë pjesë e SD Aucas dhe Universidad Católica. Ai ka bindur stafin teknik dhe në vazhdim do të jetë pjesë e ekipit të teknikut Cammarata!
