
Vedat Muriqi është lojtari më i ri i Mallorcas në Spanjë. Lajmin e bën të ditur klubi i Lazios nëpërmjet kanaleve të komunikimit, duke treguar se të drejtat e kartonit i ka fituar klubi spanjoll.
Kështu është plotësuar dhe dëshira e tifozëve të Mallorcas, të cilët e kërkon Muriqin në skuadër, pas gjysmës së dytë të sezonit që kaloi në huazim. Arritja e objektivit mbijetesë bëri që tifozët e Mallorcas ta kishin dëshirë kryesore, teksa tashmë pritet të shihet si do shkojë sezoni i ri në La Liga.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ishte shumë pranë kalimit te Club Brugge në Belgjikë, por gjithçka u ndërpre kur gjërat ishin kryer. Tani gjërat kanë përfunduar me Muriqin që ka nënshkruar.
Poll