Erdenis Gurishta ishte nje nga emrat më të nxehtë të merkatos teksa u largua nga Vllaznia pas 9 viteve. Shkodrani kërkohej me ngulm nga Tirana e Partizani për të përforcuar mbrojtje me një nga lojtarët më të mirë në Superiore.
Tani gjithçka merr fund teksa Gurishta ka zgjedhur klubin e ri. Ai ka firmosur në Bullgari me CSKA Sofia 1948, nën praninë e agjentit të tij Arbi Laçi. Gurishta do të jetë pjesë e bullgarëve për 3 vitet e ardhshme dhe transferohet kështu për herë të parë jashtë Shqipërisë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë agjenti Arbi Laçi, me një postim në llogarinë e tij në Instagram: “Po fillon të bëhet nxehtë në këtë verë. Erdenis Gurisha është zyrtarisht pjesë e CSKA Sofia 1948. Kapiteni i Vllaznisë ka firmosur kontratën 3-vjeçare për këtë sfidë të re në Bullgari. Më e mira ende s’ka ardhur”, shkruan Laçi.