Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Merkato në Kategorinë e Parë, Kukësi prezanton futbollistin e Tomorit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Merkato në Kategorinë e Parë, Kukësi prezanton

Kukësi ka vendosur të jetë ‘dorështrënguar’ këtë merkato. Ndryshe nga vitet e tjera ku drejtuesit hynin në merkato për emra të bujshëm, kësaj rradhe kanë vendosur të përdorin një strategji të re. Dështimet e njëpasnjëshme në 3 vitet e fundit kanë bërë që klubi të heqë dorë nga emra të bujshëm që më pas nuk rezultojnë të jenë të tillë në fushë.

Ndaj, drejtuesit kanë vendosur të sjellin në skuadër lojtarë të rinj, pa shumë emër të cilët mund të shpërthejnë duke mos patur mbi supe presionin e madh. I tillë është edhe Plarent Fejzaj, lojtari që Kukësi sapo e ka zyrtarizuar si afrimin më të fundit.

Fejzaj vjen nga skuadra e Tomorit në Kategorinë e Parë dhe është i aftë të bëjë të gjithë linjën e djathtë, nga mbrojtja deri në sulm, karakteristika pakashum të njëjta me Rimal Haxhiun dhe Ergys Peposhin që u larguan së fundmi nga verilindorët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga