Tashmë marrin fund dilemat, Franc Veliu është lojtari më i ri i Gjilanit. Qendëmbrojtësi vlonjat është bashkuar me skuadrën e Gentian Mezanit dhe ditën e sotme është prenzantuar nga klubi. Pas shumë dilemash në fund Mezani ka bindur lojtarin të firmos me mbrojtësin. Dëmtimi i Shametit ka bërë që Gjilani të kërkojë për një mbrojtësi të ri dhe Veliu ka firmosur me skuadrën kosovare duke iu bashkuar kolonisë së lojtarëve nga Superiorja.
Postimi i Gjilanit:
Zyrtare: Franc Veliu futbollist i Gjilanit
Gjilan, 10 Shtator 2019-Gjilani ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nga Shqipëria, Franc Veliu.
Veliu i lindur në Vlorë, në skuadrën e Gjilanit vie si futbollist i lirë.Ai edicionin e fundit kishte mbrojtur ngjyart e ekipit nga qytetit i tijë lindjes, FC Flamurtari.
Mbrojtësi më i ri i Gjilanit ka mjaft përvoj në karrieren e tijë futbollistike, ku më parë kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrave nga Shqipëria, si ajo e Partizanit e Kukësit.
30 vjeçari gjithashtu ishte pjesë e kombëtarës së Shqipërisë, me ç'rast ai kishte pasur 7 paraqitje me kuq e zinjtë, ku ishte pjesë e saj nga viti 2009 deri në vitin 2013.
