ZYRTARE/ Manchester United prezanton austriakun e Bayern, zbulohet numri që do të mbajë në fanelë
Shkruar nga NEWSPORT
Ditën e sotme Machester United ka bërë zyrtar nënshkrimin me Marcel Sabitzer. Austriaku që erdhi në formë huazimi nga Bayern Munchen do të luajë në mesfushë përkrah Casemiros.
Me afrimin e tij Ten Hag gjen zëvëndësuesin e Eriksen që do të rikthehet në Prill nga dëmtimi i pak ditëve më parë.Klubit iu afruan dhe mesfushorë të tjerë në orët e fundit të merkatos si Isco apo Carrasco.
Por drejtuesit zgjodhën në fund Sabitzer duke parë formën e tij më të mirë se lojtarët e tjerë të ofruar. Në një postim në rrjetet sociale klubi bën me dije numrin që do të mbajë mbi shpinë 28 vjeçari. Ai do të veshë fanellën me numrin 15, të cilën e kanë mbajtur më parë lojtarë si Nemanja Vidiç dhe Adnan Januzaj.