Emiljano Musta nuk do jetë e klubit të Kukësit prej ditës së sotme. Mbrojtësi i majtë u bashkua nga Partizani në janarin e këtij viti dhe pavarësisht se kishte kontratë deri në vitin 2023, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.
Është vetë Musta që ka njoftuar largimin nëpërmjet rrjeteve sociale. Krisjet me Kukësin filluan në ndeshjen me Vllazninë, ku trajneri Longo e la jashtë skuadrës. Pas sfidës së javës së 32-të me Partizanin në Kukës, mbrojtësi nuk luajti më për verilindorët.
“Bashkëpunimi im me klubin e Kukësit mbyllet sot. Dua të falenderoj tifozërinë për mbështetjen dhe drejtuesit për bashkëpunimin. Kënaqësi të isha pjesë e këtij ekipi”, shkruan Emiljano Musta në rrjetin social Instagram.
