Arbër Hoxha, ylli i Superligës së Kosovës është zyrtarizuar si futbollisti më I ri i Lokomotivës së Zagrebit. Kroatët kanë publikuar në kanalet zyrtare të komunikimit lajmin se talenti 22 vjeçar nga Kosova është afrimi I tyre më I ri, duke u larguar kështu nga Ballkani.
Sulmuesi nga Peja ka dalë nga moshat e Prishtinës, teksa veç bardhebluve ka luajtur edhe me Besën dhe Ballkanin. Tanimë skuadra elitare kroate shton radhët me talentet shqiptarë, duke afruar edhe Hoxhën. Lojtari ka qenë i ftuar edhe nga përfaqësuesja e Kosovës.

Poll