Klubi i Teutës është duke iu nënshtruar një revolucioni në skuadër me ardhjen e teknikut të ri Edi Martini. Durrsakët janë vendosur të gjithë në provë nga Martini në mënyrë që për pjesën e mbetur të sezonit me klubin të vazhdojnë lojtarët me më shumë potencial. Së fundmi nga klubi i Teutës është larguar sulmuesi afrikan Abdul Khalid, i cili u transferua në Durrës nga klubi i Prishtinës. Sulmuesi i afruar me bujë, nuk arriti të tregonte veten në Durrës dhe tashmë marrëdhënia e tij me durrsakët është shkëputur përfundimisht.
Njoftimi i Klubit të Teutës:
Zyrtare: Abdul Kahlid largohet nga Teuta. Klubi njofton se nga sot sulmesi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes. KF Teuta falenderon Khaldi për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tijë. KF Teuta.
