Skënderbeu "shkrin" nga Gjykata Federale e Zvicrës. Ankimimi I korçarëve ka rezultuar i padobishëm, pasi me një shumicë 3 me 2, gjyqtarët kanë lënë në fuqi vendimin e CAS, duke bërë që korçarët të vijojnë edhe për shumë vite të tjera jashtë Europës.
Kujtojmë se Skënderbeu është dënuar me 10 vite pezullim nga ndeshjet europiane për dyshim të trukimit të ndeshjeve, ndërsa klubi I Skënderbeut bën me dije se do përpiqen të apelojnë vendimin në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.
Njoftimi I klubit:
Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019.
Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it. Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor.
Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit.Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vezhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqipëtar. Puna vazhdon!
