
"Zgjohet" Tirana në merkato. Pas shumë largimesh, klubi bardheblu ka bërë afrimin e parë në merkato duke firmosur me Vesel Limajn. Mesfushori ishte pjesë e Kukësit, por me mbarimin e sezonit u largua si lojtar i lirë dhe sot ka firmosur me Tiranën.
Newsport.al raportoi pak orë më parë se Limaj do të bashkohej me bardheblutë dhe tani është klubi që e ka bërë zyrtare. Limaj ka firmosur një kontratë për dy sezone dhe do të bashkohet me ekipin në përgatitjet e sezonit të ri.
Postimi i Tiranës:
Vesel Limaj tek KF Tirana!
Kampi bardh' e blu njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin Vesel Limaj. Klubi mirëpret mesfushorin i cili nënshkroi sot për dy sezonet e ardhshme. 24 vjeçari pritet t'i bashkohet skuadrës për të nisur stervitjen dhe përgatitjet për sezonin e ri.