
Më në fund është zyrtarizuar e ardhmja e futbollistit shqiptar Armando Vajushi. Ai është transferuar nga Kievo te Pro Vercelli, me ekipin e Serisë B që ka blerë kartonin e futbollistit shkodran.
Ditën e premte Vajushi do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.
Sezonin e shkuar Vajushi u aktivizua po në Serinë B me Livornon, ku kishte shkuar si huazim nga Kievo.
Poll