
Mateo Ahmetaj do jetë pjesë e Monopolit në Serie C të futbollit në Itali. 19 vjeçari është në pronësinë e Barit deri në 2024, teksa ka luajtur me U-19 e italianëve.
Klubi i tij ka vendosur t’i japë më shumë minuta lojarit, duke e huazuar te Monopoli në Serie C. Pjesë e Barit nga 2020, sulmuesi shënoi katër gola vjet me Vastogirardi po në huazim, teksa mbeti shumë muaj jashtë për shkak të dëmtimit.
Djaloshi tregoi cilësi me Barin e të rinjve, ndërsa në Itali kanë vendosur t’i japin më shumë minuta në huazim. Ahmetaj ka nënshtetësi malazeze dhe kosovare.
Poll