Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar transferimin e Kamer Qakës. Në fakt ky është një rikthim për mesfushorin e kombëtares shqiptare në Tetovës, pasi ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës shqiptare edhe në sezonin 2021-2022, ku më pas kaloi në Hungari tek ekipi Mezokovesd.
Tashmë Qaka ka nënshkruar një kontartë 2-vjeçare me kuqezinjtë me lajmi që e ka konfirmuart vetë klubi i Shkëndijës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Për mua është kënaqësi që kthehem te një klub ku kam luajtur më parë, por sinqerisht Shkëndija, Tetova dhe ‘Ballistët’ më kanë lënë shumë përshtypje pozitive dhe këtë vendim e marr me shumë dëshirë.
Në vitin 2021 fituam titullin kampion me Shkëndijën dhe unë vij sërish këtu për të triumfuar. E njoh klubin, ambiciet dhe gjithçka që rrethon Shkëndijën dhe vij me shumë entuziazëm për të bërë sa më mirë”, janë fjalët e para të Qakës pasi firmosi kontratën me skuadrën e re.
Kujtojmë se Shkëndija aktualisht mban vendin e 3-të në kampiona me 28 pikë, ndërsa ka grumbulluar 9 më pak se Strugë që është lier në Maqedoninë e veriut.