Portieri i mirënjohur, Eglant Haxho që ka luajtur edhe në Superiore ka ndaluar në “stacionin” e rradhës ne karrierën e tij të gjatë. Ai në sezonin e ri futbollistik do të luajë për Prishtinën por në vitin e kaluar ishte pjesë e Llapit, kurse në Shqipëri ai ka luajtur me skuadra të ndryshme si Apolonia, Kamza, Tomori, Bylis, Kukësi ndërsa ka patur edhe një ekspriencë në Maqedoni te Renova. Ai mendon se kryeqytetasit kane skuadrën dhe ambiciet e duhura për të fituar kampionatin ndaj dhe nuk ka ngurruar t’i bashkohet.
Postimi i Prishtinës:
Eglant Haxho – portieri i ri i Prishtinës
Portieri nga Shqipëria vije nga Llapi
Prishtinë, 4 korrik 2019 – Eglant Haxho, 30 vjeç, i lindur më 11.11.1988 në Tiranë, ishte ndër më meritorët për edhe një plasman të lart të Llapit në kampionat.
Por, vendosi të ndërronte ambient. Janë përputhur qëllimet dhe gardiani me shumë përvojë do të përforcoj edhe më radhët e Prishtinës.
I dalë nga Shkolla e futbollit Partizani nga Tirana, Haxho ka mbrojtur edhe për Apoloninë e Fierit, Kamzën, Tomorin, Teutën, Bylysin, Kukësin, Tërbunin, Renovën nga Tetova dhe së fundi në Llap ku kishte pasur 17 paraqitje duke pasur 8 ndeshje pa pranuar gol.
“Vendosa të jem pjesë e Prishtinës, i bindur që ka grupin e futbollistëve me trajnerë të duhur për titull të kampionatit. Besoj se do të jemi në rrugë të duhur drejt qëllimit të përbashkët”, ka thënë, tani më ish-futbollisti i Llapit i cili ka falënderuar ish-klubin e tij për bashkëpunimin e deri tashëm.