Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Igli TARE i jep fund aventurës si drejtor sportiv i Lazios

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Igli TARE i jep fund aventurës si drejtor sportiv i Lazios

Aventura e drejtorit sportiv Igli Tare te Lazio ka marrë fund. Ka qenë vetë Tare që e ka bërë të ditur për “TG1”. Kujtojmë që Tare ka qenë pjesë e Lazios si futbollist nga viti 2005-2008 ku më pas u tërhoëq nga futbolli i luajtur.

“Pas 18 vitesh eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i SS Lazio do të marrë fund. Unë kam disa kohë që e bëj këtë zgjedhje, por kam pritur për të mirën. Lazio për të arritur objektivin e Champions League, i vetëdijshëm se ka ndërtuar një skuadër të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm të predispozuar për të arritur këtë qëllim. Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe.

Nuk do të ndalem së falënderuari Presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë, tifozët e bardhekaltër që më kanë hyrë në zemrën time, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që më kanë qenë pranë në këtë rrugëtim. Një falënderim i veçantë veçanërisht për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë. Një mundësi prestigjioze që pata si futbollist dhe si menaxher dhe që nuk do ta harroj kurrë, duke marrë me vete çdo moment të këtij rrugëtimi. Me shpresën që secili prej jush të vazhdojë, me të njëjtin pasion që kisha unë, ta ruaj me xhelozi këtë realitet të bukur” ka thënë Tare.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga