Pas largimit të Mentor Mazrekaj, Vasil Shkurtaj dhe Marko Roganovic një tjetër futbollist i jep lamtumirë Laçit. Rudolf Turkaj ka njoftuar se aventurës së tij me kurbinasit i ka ardhur fundi pas 4 vitesh.
Nëpërmjet një postimi, qendërmbrojtësi ka falenderuar të gjithë për këtë aventurë, ndërsa thekson se do të mbetet gjatë në memorien e tij.
“Përshëndetje! Dua të njoftoj që aventurës sime pas 4 sezonesh tek Kf Laçi i erdhi fundi. Plot 4 vite të paharrueshme me plot suksese. Ndjej të falenderoj të gjithë ata që ishin me mua në këto vite, duke filluar nga Presidenca e ekipit, trajnerët me stafet e tyre, stafin mjekësor, shokët e ekipit që do të mbeten gjatë në memorien time dhe tifozët që më kanë përkrahur në çdo ndeshje. Largohem nga ky ekip me përshtypjet më të mira, duke i uruar suksese në sezonet në vazhdim.
Faleminderit KF Laçi
Me respekt Rudolf Turkaj”, shkruhet në postimin e qendërmbrojtësit.
Kujtojmë se këtë sezon 28-vjecçari ka luajtur 36 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol ndaj Partizanit në fitoren 2-1 që siguruan kurbinasit.
[caption id="attachment_695940" align="alignnone" width="300"] Postimi i Rudolf Turkaj[/caption]