Teuta ka bërë goditjen e dytë në merkato. Pas firmës me Sebino Plaku, durrsakët kanë firmosur edhe me Jackson Ferreira. Ish-mbrojtësi i Luftëtarit në Superligë pak sezone më parë ka hedhur firmën mbi kontratën e do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga Teutë në faqen zyrtare që ben me dije edhe akordin me lojtarin.
Postimi I Teutës:
KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Jackson Ferreira. Drejtuesit e klubit dhe mbrojtësi i majtë kanë gjetur akordin për bashkëpunim,lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit "Niko Dovana" në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. Jackson Ferreira , mbrojtës me shtetësi do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencave tek Luftëtari dhe Gjilani. KF Teuta ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, deri në fund të këtij edicioni me marrëveshjen që u finalizua ditët e sotme.
