Franc Ymeralilaj është lojtari më i ri skuadrës së Egnatias. Klubi rrogozhinas ka njoftuar në kanalin zyrtar se ish-kapiteni i Bylisit ka firmosur për dy sezonet e ardhshme.
Egnatia ka zgjedhur të prezantojë futbollistin përmes një video-mesazhi të tij, i cili përshëndet tifozët dhe tregon se ka zgjedhur të kontribuojë për Egnatian.
"Mirësevjen Franc Ymeralilaj! Ish-kapiteni i Bylis firmos për 2 sezone me KF Egnatia", shkruhet në faqen zyrtare të klubit rrogozhinas.
Kujtojmë që sezonin e fundit, mbrojtësi shtatlartë u aktivizua në 32 ndeshje me skuadrën e Bylisit në Kategorinë Superiore. 30 prej tyre i nisi si titullar, ndërsa nuk arriti të shënonte asnjë gol.

Poll