Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Gega rinovon me Partizanin, klubi zyrtarizon marrëveshjen

Shkruar nga NEWSPORT

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi nga ana e klubit të Partizanit për rinovimin e trajnerit Gega. Lajm që qarkullonte që ditën e djeshme sot është bërë zyrtare. Skuadra e Partizanit me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook njoftojnë për firmosjen e kontratës deri në 2020 me trajnerin Gega.

Postimi i Klubit Partizani:

ZYRTARE

SKËNDER GEGA RINOVON DERI 2020

Klubi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Tekniku 55 vjeçar dhe klubi kanë rinovuar sot kontratën mes palëve, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2020. Gega i cili mori drejtimin e ekipit në fillim të këtij sezoni futbollistik, përgjatë gjysmës së parë të Kategorisë Superiore regjistroi një ecuri mjaft pozitive, duke siguruar edhe titullin simbolik "Kampion i Dimrit" në përfundim të dy fazave të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga