Ardit Nikaj u transferua dje në Korçë duke firmosur për skuadrën e Skënderbeut. Klubi i Vllaznisë ka njoftuar për lojtarin duke treguar detajet e kalimit të tij në Korçë.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, kuqeblutë zbulojnë se kanë mbajtur 20 përqind të kartonit. Duke falënderuar bardhekuqtë e Korçës, në kanalin zyrtar të Vllaznisë bëhej me dije:
"Klubi i Futbollit Vllaznia në partneritet me Klubin e futbollit Skenderbeu dhe në dakortësi me lojtarin Ardit Nikaj ka arritur marrëveshjen për transferimin pranë Klubit Korçar të lojtarit duke ruajtur 20% të të drejtave të kartonit në çdo transferim të mundshëm.
Gjejmë rastin të falenderojm Klubin e Futbollit Skënderbeu për mirkuptimin e krijuar në ofrimin e hapsirave për lojtarët e Akademisë Vllaznia bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen!"
