
Tashmë gjithçka është zyrtare. Luca Gotti do të jetë trajneri më i ri i Lecces. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Palët kanë firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe me opsion rinovimi. Rinovimi do të hyjë në fuqi nën rast se 56-vjeçari do të arrijë të shpëtojë skuadrën nga rënia në Serinë B.
Timonieri italian ka eksperiencë në Serie A, pasi në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Udinese dhe Spezia. Tashmë Gotti do të drejtojë skuadrën ku luan edhe Ylber Ramadani.
" Mirësevini z. Luca Gotti
Lece bën me dije se drejtimi i ekipit të parë i është besuar z. Luca Gotti.
✍ Tekniku ka firmosur marrëveshje deri më 30 qershor 2024, me rinovimin në rast se mbijetojnë në Serinë A.
Gotti do të ndihmohet nga Dan Vesterby Thomassen dhe Stefano Daniel, përgatitësit atletik Salvatore Sciuto, analist i ndeshjeve do të jetë Simone Greco, përgatitës atletik Giovanni De Luca dhe traineri i portierve do të jetë Luigi Sassanelli”, thuhet në postimin e skuadrës italiane.