ZYRTARE/ Elbasani u beson djemve të qytetit, rinovojnë dy prodhimet e akademisë
Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmoi trajneri Nevil Dede, ndërsa tani e zyrtarizon vetë klubi. Elbasani zgjat kontratat e dy prodhimeve të akademisë, Klevi Totoshi dhe Redon Gega. Tekniku Dede tha në prononcimin për median e klubit se do të ketë 5-6 lojtarë të akademisë në skuadër dhe 2 pozitat e para janë plotësuar.
Klevi Totoshi, 18 vjeç, ka qenë gardiani kryesor për gjysmë sezoni ku zhvilloi 15 ndeshje ndërsa luajti edhe në finale ndaj Vorës. 20-vjeçari Redon Gega është paraqitur në vetëm 7 ndeshje me ekipin A sezonin e fundit duke qenë në të shumtën e rasteve me ekipet zinxhir.
-NJOFTIMI I KLUBIT-
DJEMTË E QYTETIT VAZHDOJNË VERDHEBLU
Klevi Totoshi dhe Redon Gega rinovojnë për të vazhduar rrugën e nisur sëbashku. Gardianët e talentuar janë e ardhmja e sigurt e portës verdheblu.