Dajan Shehi largohet nga Vllaznia. Lajmi është bërë i ditur nga qëndër-mbrojtësi i njohur, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 24 vjeçari i lindur në Elbasan e ka parë të arsyeshme të mbyllë këtu aventurën shkodrane, duke kërkuar tanimë një tjetër ekip.
Shehi ka luajtur për ekipe si Teuta, Kastrioti, apo edhe Besa. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se e ka nisur karrierën e tij te Elbasani U17.
"Pas 2 sezoneve te mrekullueshme me vllaznine doja tju njoftoja se nuk do te jem me pjes e klubit te Vllaznise. I falenderoj shum per mundesine qe me dhane te isha pjes e klubit:Kryetaren e bashkise Voltana Ademi,drejtorin Suad Lici dhe sponsorin Alban Xhaferri.
Falenderoj gjithashtu edhe stafet teknike qe kam punuar dhe me kan mbeshtur keto dy sezone ku un isha i pranishem. Sigurisht nje falenderim i madh eshte dhe per te gjithe shoket e ekipit qe kemi qendruar te gjith te bashkuar. Nuk mund te mungonte edhe falenderimi i te gjith tifozeve te mrekullueshem te vllaznis qe na kane mbeshtetur dhe per cdo emocion qe na kane percjell"- shkruan ai.
Futbollisti ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon nën drejtimin e Brdaric. Kujtojmë që nga Vllaznia janë larguar në këtë periudhë edhe shumë lojtarë të tjerë.
