Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Edhe 4 vite pjesë e Hajduk SPLITIT, sulmuesi kosovar zgjedh të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT

Emir Sahiti do të jetë lojtar i Hajduk Splitit deri në vitin 2025. Futbollisti kosovar ka zgjedhur të zgjasë bashkëpunimin me klubin kroat. Nën menaxhimin e Adrian Aliajt, ai ka hedhur sot të "zezën mbi të bardhë". 22-vjeçari ishte i huazuar te ekipi i Sibenik, ndërsa ka preferuar të qëndrojë dhe për 4 vite nën pronësinë e Hajduk Splitit.

Ai shfaqet i lumtur për këtë zhvillim të ri në karrierën e tij teksa shkruan: "Jam shumë i lumtur që rikthehem sërish te Hajduk. Dua të falënderoj të gjithë për besimin e dhënë dhe dua ta justifikoj me ndeshje të mira. Hajduk është klub i madh dhe jam krenar që jam pjesë e tij", përfundon ai.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga