ZYRTARE/ E prisnin te Vllaznia, Egzon Belica bëhet sërish 'i kuq'
Shkruar nga NEWSPORT
Egzon Belica është lojtari më i ri i Rabotnickit. Ish-kapiteni i Partizanit është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Maqedonisë së Veriut duke i rikthyer në këtë kampionat pas disa vitesh teksa ka qenë edhe për një sezon pjesë e kësaj skuadre përpara se të transferohej te Shkëndija.
Belica ishte një emër i përfolur për merkaton e Vllaznisë me shkodranët që i bënë edhe një ofertë zyrtare por mbrojtësi e refuzoi duke vendosur të mos rikthehet në Shqipëri. 32-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Prishtinës dhe gjatë karrierës së tij ka mbajtur veshur edhe fanellat e Besës, Ohrid Konkordia, finlandezëve të FC Inter dhe Rigas.