Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ E prezanton drejtor Shtubina, EGNATIA firmos me ish-mesfushorin e Shkëndijës për 3 sezone

Shkruar nga NEWSPORT

Arbin Zejnullai është lojtari më i ri i Egnatias në Superligë, duke firmosur për 3 vite. 23 vjeçari ka dalë nga moshat e Shkëndijës së Tetovës, teksa luan në mesin e fushës. I cilësuar ndër talentet e futbollit në vendin fqinj, shqiptari ka qenë pjesë edhe e NK Lokomotiva në Kroaci.

Lojtarin e ka prezantuar drejtori Ndriçim Shtubina, me 23 vjeçarin që do jetë nën urdhërat e Edlir Tetovës për sezonin e ri. Shqiptaro-maqedonasi ka qenë pjesë më herët e U-21 të Shqipërisë, duke luajtur 7 ndeshje me kuqezinjtë.

Rrogozhinasit janë ndër skuadrat më aktive në merkato, teksa veç emrave të rinj kanë afruar në ekip edhe futbollistë me eksperiencë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga