Kukësi ka zyrtarizuar largimin e Vasil Shkurtaj, ndërsa ka njoftuar se edhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi nuk është më pjesë e klubit. Vlonjati I sulmit kishte konfirmuar largimin, ndërsa I papritur është vendimi I klubit për mos rinovimin me mbrojtësin kavajas, që largohet pas përfunimit të kontratës.
Njoftimi I Kukësit:
Komunikatë e klubit!
Klubi i Kukësi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi nuk janë më pjesë e skuadrës sonë! Dy futbollistëve ju ka përfunduar kontrata dhe largohen nga skuadra jonë me një Kupë të fituar.
Klubi i falënderon dy futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre futbollistike.
Faleminderit Vasil! Faleminderit Gëzim!

Poll