Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ E kërkonte Laçi, sulmuesi hedh firmën në kontratë

Shkruar nga NEWSPORT

Adem Maliqi ka firmos për një sezon me Llapin në Kosovë. Sulmuesi i krahut ishte i lidhur nga mediet kosovare me një kalim te Laçi, ndërsa kurbinasit kërkonin 23 vjeçarin. Lojtari e mbylli sezonin te Feronikeli, duku u rikthyer në vendlindje.

Njoftimi i Llapit:

Mirë se u riktheve në vendlindje Adem Maliqi!Podujevë, 8 qershor 2021 - Adem Maliqi është përforcimi i radhës që i bashkohet Llapit për stinorin e ri dhe do të jetë forcë shtesë për skuadrën për ndeshjet evropiane. 23 vjeçari rikthehet në vendlindje duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Llapin.

Adem Maliqi, 23 vjeç, i lindur më 17.06.1997 në Batllavë të Podujevës. Sulmues i krahut të majtë dhe krahut të djathtë. Vie nga Feronikeli, me të cilët arriti t'i realizoj 4 gola. Më parë ishte pjesë e 2 Korrikut, Ferizajt dhe Flamurtarit.Me rikthimin e Maliqit në vendlindje si dhe vazhdimin e kontratave me futbollistët që kishin barrën kryesore në edicionin që lamë pas, skuadra po kompletohet dhe është e gatshme për garat evropiane.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga