Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Dritan MEHMETI trajneri i ri i Dinamos, pjesë e stafit edhe një legjendë e “Bluve”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dritan MEHMETI trajneri i ri i Dinamos, pjesë e stafit edhe

Dritan Mehmeti është trajneri i ri i DInamos. Lajmin e bën të ditur klubi në rrjete sociale. Palët kishin arritur marrëveshjen ditën e sotme por mbetej vetëm zyrtarizimi që tani ka ardhur. Mehmeti merr përsipër detyrën e lënë përgjysëm nga Nevil Dede për të shpallur Dinamon kampionë te Kategorisë së Parë dhe ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Pjesë e stafit do të jetë edhe një legjendë e dinamovitëve, ish-kapiteni Luan Pinari.

“Dritan Mehmeti është trajneri ynë i ri.  FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e 43-vjeçarit në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.  Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e Dinamos si lojtar dhe trajner, duke drejtuar në fillimet e tij edhe skuadrat tona të moshave.

Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozerisë dinamovite për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit. Në këtë rrugëtim me qëllim rikthimin mes më të mirëve, pjesë e stafit do jetë një tjetër ish-lojtar dhe kapiten i yni, Luan Pinari.”-njofton klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga