ZYRTARE/ Dorjan Bubeqi jep dorëheqjen nga Burreli, arsyet familjare ndajnë trajnerin nga matjanët
Shkruar nga NEWSPORT
Dorjan Bubeqi nuk është më trajneri i Burrelit. Është vetë tekniku që bën të ditur këtë lajm teksa me një postim në rrjete sociale njofton largimin e tij nga matjanët. Arsyet që çuan në këtë vendim ishin ato familjare pasi Bubeqi dëshiron të jetë sa më pranë fëmijëve të tij.
Në fjalët e tij përshëndetëse, teknkiku falenderon klubin, drejtuesit, stafin dhe në veçanti tifozët të cilët i konsideron si më të mirët. Në fund të fjalës ai nuk përjashton një rikthim në të ardhmen.
“Faleminderit Burreli. Prania prane femijeve mposhti deshiren per te vazhduar me ju. Falenderim per te gjithe ju, Kryetarin e bashkis Z Agron Malaj, drejtorin ,shefin e klubit, stafin dhe ne vecanti tifozet e zjarrte matjan. Nuk jeni me te miret por me te mire se ju nuk ka, faleminderit cuna. Mire u takofshim ne nje te ardhme te afert”, shkruan Bubeqi.