Kastrioti vijon me përforcimet. Së fundmi, klubi ka bërë zyrtare afrimin e lojtarëve si Enes Isufi dhe Endri Reçi. Isufi ka qënë më parë pjesë e skuadrave si Vllaznia, Luftëtari, apo edhe Tomori. Sakaq, Reçi ka kontribuar për Dinamon. Krutanët synojnë që të jenë protagonist në edicionin që fillon me 11 shtator.
"Enes Isufi dhe Endri Reçi janë dy afrimet e radhës të Kastriotit. Të dy lojtarët, pas marrëveshjes së arritur me drejtuesit, janë prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit. Isufi vjen pas eksperiencave me Vllazninë, Luftëtarin dhe së fundmi Tomorin, ndërsa Reçi ka qenë për disa sezone pjesë e Dinamos" - shkruan klubi.
Poll
