
Tashmë është zyrtaziruar, Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, do të garojë vitin tjetër në Botërorin e Formula 3. Ky vendim ka ardhur pas pozicionimit në vendin e dytë të kampionatit të Formula 4 në Gjermani.
Mick ka kryer që tani disa teste me makinën e re që do të përdorë në Botërorin e Formula 3, duke fituar “Indian Run MRF Challenge”, që u zhvillua javën e kaluar në Dubai.
Ai do të vazhdojë të jetë piloti i makinës italiane “Team Prema”, me të cilën konkurroi edhe këtë sezon.
Poll